Sulmoi policin ditën e Bajramit, dërgohet në mbajtje

Sulmoi policin ditën e Bajramit, dërgohet në mbajtje

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale  “Sulm ndaj personit zyrtarë  në kryerje të detyrës zyrtare”

Njësitet policore  në Mitrovicën e Jugut kanë arrestuar një person të dyshuar, pasi i njëjti  ka sulmuar zyrtarin  policor në kryerje të detyrës zyrtare.

Arrestimi i  të dyshuarit është bërë rreth orës 23:00, të datës 20 korrik 2021, në rrugën "Agim Ramadani" në Mitrovicë, në kohën kur zyrtarët policorë po reagonin në një urgjencë, me ç’ rast i dyshuari duke mospërfillur urdhëratë e zyrtarëve policor, i njëjti ka sulmuar zyrtarin policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Pas procedurave të intervistimit ndaj të dyshuarit M. B.,50 vjeçar, me urdhër të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit.

Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale sulm ndaj personit zyrtarë në kryerje të detyrës zyrtare.