Tahiri: Do ta ulim Barrën Administrative për të rritur punësimin dhe investimet

Tahiri: Do ta ulim Barrën Administrative për të rritur punësimin dhe investimet

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Besnik Tahiri sot ka takuar Drejtorin e Zyrës së GIZ-it në Kosovë, David Oberhuber, Shefen e Zyrës për Bashkëpunim dhe Zhvillim nga Ambasada gjermane, Anja Becky, dhe udhëheqësin e ekipit të projektit të Qeverisjes Financiare, Kadri Sternberg.

Tahiri përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se kanë biseduar mbi Programin për Zvogëlimin e Barrës Administrative dhe legjislacionet e tjera të cilat i përkrahin me qëllim që të kontribuojnë në zhvillimin e një kornize adekuate.

Biseduam mbi Programin për Zvogëlimin e Barrës Administrative dhe legjislacionet të tjera të cilat po i përkrahim me qëllim që të kontribuojmë në zhvillimin e një kornizë adekuate të politikave. U dakorduam që të bëjmë uljen e barrës administrative, e cila do të ndikoj direkt në rritje ekonomike dhe do të krijoj mundësi për rritjen e investimeve”, ka thënë Tahiri.

Barrierat administrative janë si zinxhirë që e mbajnë ekonominë tonë poshtë.

Ne duhet t’iu japim bizneseve tona shanse të rriten në mënyrë që ata të investojnë dhe të punësojnë sa më shumë njerëz. Kësisoj ulja e barrës administrative me 30% do të na japë rritje ekonomike midis 1.6% dhe 3.6% të PBB-së.

Kështu, ne duhet thyer zinxhirët në mënyrë që të zhbllokojmë këtë rritje, duke eliminuar të gjitha procedurat e panevojshme, thjeshtuar ato që i duhen shoqërisë sonë dhe investuar në shërbime digjitale”, është shprehur Tahiri.

 

 

Postimi i plotë:

Do te ulim Barrën Administrative për të rritur punësimin dhe investimet.

Sot, pata kënaqësinë të takoj Drejtorin e Zyrës së GIZ-it në Kosovë, z. David Oberhuber, Shefen e Zyrës për Bashkëpunim për Zhvillim nga Ambasada Gjermane, znj. Anja Becky dhe udhëheqësin e ekipit të projektit të Qeverisjes Financiare, Kadri Sternberg.

Në këtë takim biseduam mbi Programin për Zvogëlimin e Barrës Administrative dhe legjislacionet të tjera të cilat po i përkrahim me qëllim që të kontribuojmë në zhvillimin e një kornizë adekuate të politikave. U dakorduam që të bëjmë uljen e barrës administrative, e cila do të ndikoj direkt në rritje ekonomike dhe do të krijoj mundësi për rritjen e investimeve

Barrierat administrative janë si zinxhirë që e mbajnë ekonominë tonë poshtë. Ne duhet t’iu japim bizneseve tona shanse të rriten në mënyrë që ata të investojnë dhe të punësojnë sa më shumë njerëz. Kësisoj ulja e barrës administrative me 30% do të na japë rritje ekonomike midis 1.6% dhe 3.6% të PBB-së.

Kështu, ne duhet thyer zinxhirët në mënyrë që të zhbllokojmë këtë rritje, duke eliminuar të gjitha procedurat e panevojshme, thjeshtuar ato që i duhen shoqërisë sonë dhe investuar në shërbime digjitale.

Në këtë frymë, politika për zvogëlimin e Barrës Administrative do të bëhet pjesë e pandashme e vendimmarrjes së Qeverisë.

Në frymën e bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik, ne u pajtuam të përqendrojmë përpjekjet tona në Ligjin për Qeverinë, Ligjin për Pagat dhe planifikimin e politikave qendrore dhe lokale.

Falënderoj Zyrën e GIZ-it në Kosovë dhe Ambasadën Gjermane për përkrahjen dhe udhëzimet e tyre të vazhdueshme për Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe proceset e reformës në Kosovë./aleanca.press/