Tahiri: Hoti në samitin e Brukselit ra në ‘mina’

Tahiri: Hoti në samitin e Brukselit ra në ‘mina’

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Besnik Tahiri ka thënë se kryeministri Hoti ka rënë në ‘mina’ në takimin me presidentin serb, Vuçiq në Bruksel.

“Në takimin e Brukselit ka ra në mina. Të gjithë punojmë sipas protokollit. E vendosën nën një pozicion të papërshtatshëm në pritje të Vucicit, në korridor. Kjo është kundër protokollit”, ka thënë Tahiri në emisionin Debat të RTK-së.

Tahiri ka folur edhe për librin “Kosova e Metohija”, në prapaskenë të fotografisë në takimin me Komisionarin për Zgjerim të BE-së, me Vuçiqin.

“Kemi pasur edhe librin “Kosova e Metohija”. Të gjitha këto kanë qenë kundër pozicionit të kryministrit Hoti në këtë takim”, është shprehur Tahiri.

Ai thotë se pyetja që Vucic i bëri Hotit ishte ofenduese.  

“Është shfrytëzuar nga opozita në Kosovë. Nuk është ajo pyetja, si ishte, a din ti serbisht. Hoti nuk është nga ata që i kthejnë këto”, ka shtuar Tahiri.