Tahiri: Nuk kanë rinovuar  një çerdhe e po flasin për ndërtimin e spitalit prej 10 milion eurosh

Tahiri: Nuk kanë rinovuar  një çerdhe e po flasin për ndërtimin e spitalit prej 10 milion eurosh

Kandidati për kryetar të komunës së Podujevës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka qenë i ftuar në emisionin ‘Context’ të televizionit ATV, ku u diskutua mbi garën për Podujevën.

Tahiri ka thënë se kur e ka prezantuar programin për arsim ka bërë një zotim që do mbështesin një vendim të shpejtë për renovimin e banjove për shkak se është pandemi.

Nuk ka pastërti e dezinfektim në qoftë se në banjo s’mund hin prej gjendjes çfarë është”, ka thënë Tahiri.

Në raport me çerdhet Tahiri ka thënë se në një periudhë 20 vjeçare pas luftë është ende çerdhja ku ai ka qenë si fëmijë, duke thënë se komuna nuk bëhet në këtë mënyrë se nuk flitet për ndërtimin e një spitali me kosto prej 10 milion euro kur nuk është ndërtuar një çerdhe./Aleanca.press/