Tahiri pas vdekjes së presidentit Nishani: Humbje e madhe për kombin shqiptar, i palodhur në mbështetje të Kosovës

Tahiri pas vdekjes së presidentit Nishani: Humbje e madhe për kombin shqiptar, i palodhur në mbështetje të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka reaguar pas lajmit për vdekjen e ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.

Tahiri përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se vdekja e Nishanit është humbje jo vetëm për familjen por për gjithë kombin shqiptar.

"Me pikëllim të thellë mora lajmin për largimin e hershëm të burrështetasit, ish-presidentit shqiptar, Bujar Nishani! Vdekja e ish-presidentit Nishani është humbje e madhe, jo vetëm për familjen dhe miqtë, por edhe për kombin shqiptar", ka shkruar Tahiri.

Postimi i plotë:

Me pikëllim të thellë mora lajmin për largimin e hershëm të burrështetasit, ish-presidentit shqiptar, Bujar Nishani! Vdekja e ish-presidentit Nishani është humbje e madhe, jo vetëm për familjen dhe miqtë, por edhe për kombin shqiptar.

Me qasje miqësore dhe me vizion të përkushtuar ish-presidenti Nishani u angazhua për orientimin pro-evropian të Shqipërisë dhe ishte përkrahës i reformave për anëtarësimin e shtetit të tij në Bashkimin Evropian.

Ai ishte mbështetës i palodhur i Kosovës. Duke mos reshtur së punuari ish-presidenti Nishani ishte avokues për njohjen ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës dhe të përfshirjes së saj në nismat rajonale për forcim të stabilitetit në rajon dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.