Tahiri pjesë e diskutimit virtual në panelin e “Western Balkans Government at Glance Publication”.

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Besnik Tahiri ka marrë pjesë në diskutimin virtual në panelin e ngjarjes “Western Balkans Govermment at Glance Publication”
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se “Government at a Glance” është botimi i Drejtorisë së Qeverisjes Publike të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, OECD.
“Ky botim ka dhënë një grup të gjerë të treguesve për qeverisjen publike, aktivitetet e qeverisë dhe rezultatet midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke lejuar krahasimin midis vendeve si në hartimin e reformave të qeverisjes publike ashtu edhe në zbatimin e tyre”, ka thënë Tahiri.
Postimi i plotë:
Sot mora pjesë në diskutimin virtual në panelin e ngjarjes “Western Balkans Government at Glance Publication”.
“Government at a Glance” është botimi i Drejtorisë së Qeverisjes Publike të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, OECD.
Ky botim ka dhënë një grup të gjerë të treguesve për qeverisjen publike, aktivitetet e qeverisë dhe rezultatet midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke lejuar krahasimin midis vendeve si në hartimin e reformave të qeverisjes publike ashtu edhe në zbatimin e tyre.
Në këtë panel diskutova mbi gjendjen e qeverisjes publike në Kosovë, reformat në sektorin publik si dhe avancimin e qeverisjes publike të përqendruar në zbatim, rezultate dhe prova.
Poashtu, falënderova OECD/SIGMA për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm për agjendën e reformave në Kosovë./aleanca.press/