Tahiri prezanton kandidaten e radhës për Asamble Komunale

Tahiri prezanton kandidaten e radhës për Asamble Komunale

Kandidati për kryetar të komunës së Podujevës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri njëherit edhe shef i Grupit Parlamentar ka prezantuar sot kandidaten e radhës për asamble komunale.

Tahiri bëri të ditur se kandidatja e radhës është Albanë Talla e cila ka studiuar gazetarinë që tashmë një dekadë edhe e ka ushtruar profesionin e gazetares në media të shkruara, online si dhe ka qenë autore e një emisioni në televizionin TV Llapi.

Tutje Tahiri theksoi se Talla vjen nga një familje e madhe llapjane e cila ka kontriubuar në çshtje kombëtare edhe humanitare.

“Gjyshi i Albanës, Bahtir Talla, nga Letanci, njihet në Llap për bamirësinë e tij dhe lëshimin e shtëpive për shkolla gjatë viteve të 90-ta. Albana ka vendosur t'i bashkohet ekipit tim profesional, si dhe do të jetë kandidate e Listës në garën për Asamblenë e Podujevës. Është zotuar se do të jetë zëri i qytetarëve, sidomos i grave dhe rinisë nga Llapi. Do të punojë shumë në ngritjen e barazisë dhe forcimin e rolit të gruas në Llap”

Tahiri u shpreh se është i bindu që bashkë me Albanën dhe shume të rinjë të tjerë do bëjnë ndryshimin e duhur për Komunën e Podujevës.

Postimi i plotë:

Albanë Talla, është gazetare e diplomuar. E ushtron profesionin e gazetares qe një dekadë. Ka punuar në media të shkruara, online si dhe ka qenë autore e një emisioni në televizionin TV Llapi.

Rrjedh nga një familje e madhe llapjane, me kontribut kombëtar dhe humanitar. Gjyshi i Albanës, Bahtir Talla, nga Letanci, njihet në Llap për bamirësinë e tij dhe lëshimin e shtëpive për shkolla gjatë viteve të 90-ta.

Albana ka vendosur t'i bashkohet ekipit tim profesional, si dhe do të jetë kandidate e Listës në garën për Asamblenë e Podujevës.

Është zotuar se do të jetë zëri i qytetarëve, sidomos i grave dhe rinisë nga Llapi. Do të punojë shumë në ngritjen e barazisë dhe forcimin e rolit të gruas në Llap.

Jam i bindur se me Albanën dhe shumë të rinj të tjerë, do ta bëjmë ndryshimin e duhur në Komunën e Podujevës/Aleanca.press/