Tahiri- Qeverisë Kurti: Ku dhe mbi cilën bazë, ju do ta buxhetoni ligjin e pagave dhe mbi cilat parametra?

Tahiri- Qeverisë Kurti: Ku dhe mbi cilën bazë, ju do ta buxhetoni ligjin e pagave dhe mbi cilat parametra?

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës ka thënë se qeveria ka sjellë një rishikim buxhetor me një vonesë të jashtëzakonshme.

Ai ka thënë se qeveria ka sjellë rishikimin për të mbuluar pa zotësinë e veprimeve të ministrisë dhe qeverisë në raport me investimet publike, investimet që duhet të ndodhin në komuna dhe mbi të gjitha në raport me premtimet dhe zotimet që qeveria i ka dhënë në këtë kohë.

Tahiri ka kërkuar nga qeveria që të marrin shumë seriozisht ligjin e pagave.

“Në kohën kur ne e kemi liru Qeverinë, në buxhetin e konsolidum të Kosovës ka qenë i konsolidum buxheti i pagave dhe pastaj këtë buxhet ju e keni marrë dhe në Qeverinë Kurti l e keni shpërndarë, pyetja ime për ju është: Ku dhe mbi cilën bazë, ju do ta buxhetoni ligjin e pagave dhe mbi cilat parametra? Dhe nëse e bëni këtë publikisht po ua them unë do t’ua votojë dhe Grupi ynë Parlamentar do ua votojë buxhetin”, ka thënë Tahiri.

Tutje ai u shpreh se nuk ka asnjë punë që buron nga qeveria në raport me buxhetin e pagave, duke thënë se provizioni i qeverisë nuk ka rënë, ligji është i gatshëm.

Tahiri tha se kërkesë e tij është që të shikohet seriozisht ligji i pagave dhe financimi e këtij ligji që e përmbush reformën e administratës shtetërore dhe se pastaj e financon një sistem të disiplinuar.

Dhe për fund ai ka thënë se ministria ka raportuar se buxheti i ringjalljes ekonomike ka fonde prej 420 milion euro, ndërsa figurojnë vetëm 133 milion euro, kështu Tahiri ka shtruar pyetje ministrit se ku janë ato para, dhe se kur këto fonde të ringjalljes ekonomike do arrijnë në destinacionin e qytetarëve të Kosovës që merren me ekonomi edhe në nivel qendror por edhe atë lokal./Aleanca.press/