Tahiri-Qeverisë: Silleni Ligjin e Pagave, ose tregoni se nuk keni vullnet me bë një gjë të tillë

Tahiri-Qeverisë: Silleni Ligjin e Pagave, ose tregoni se nuk keni vullnet me bë një gjë të tillë

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta sjellë në Kuvend për miratim Ligjin e Pagave.

Ndër të tjera Tahiri i ka thënë Qeverisë ose silleni Ligjin e Pagave, ose tregojuni troç sindikatave, se nuk keni vullnet ta bëni një gjë të tillë.

“Zgjedhjet lokale u zhvilluan me një proces të lirë dhe demokratik. Për këtë i përgëzoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës në emër të Aleancës.

Pasi që tema e zgjedhjeve lokale kaloi, tash ne duhet të kthehemi në temat që janë me rëndësi për qytetarët e Kosovës. Zotri kryeministër, për ne si Grup PArlamentar një ndër ligjet më të rëndësshme është miratimi  Ligji të Pagave. Ligji i Pagave është dasht të vi në Kuvend me 29 tetor të këtij viti dhe deri më tani, jo veç që nuk ka ardhë ky ligj, po të gjitha të dhënat që ne i kemi shihet se ky ligj nuk do të vijë këtë vit ky ligj në Kuvendin e Kosovës.

Fatkeqësisht ka ardhë ligji për buxhet, para këtij ligji, që nënkupton se buxhetimi I këtij ligji në vitin 2021 nuk egziston”, tha Tahiri.

“Ajo çka kërkoj unë në emër të Grupit Parlamentar, është që ministrit përkatse të nisin sa më shpejtë konsultimet që janë të detyrueshme në bazë të rregullorës së punës së Qeverisë për të sjell këtë ligj në Kuvend. Konsultimi fillon me institucionet, sindikatat dhe pastaj konsultimi publikë ku të gjithë ne do t’i japim mendimet tona në mënyrë që ta fusim në buxhet” tregoi ai.

“Ju e dini se unë kam punu personalisht në këtë ligj, ligjin që e kam sjell në Kuvend nuk është kontestu nga gjykata, janë kontestu vetëm amandamentet që kanë ardhë nga Komisioni Parlamentar, ligji është gati, pagat kanë qenë të nivelizuara, të rritura për sektorin e shëndëtësisë, për mjek, për specialista, për policinë, për shërbyesit civil, për policinë, zjarrëfikësit dhe të gjitha kategoritë që janë të përshkruara në tabelën e niveleve dhe koficientëve të këtij ligji”, shtoi Tahiri.

“Andaj kërkoj nga ju që ta sillni sa më shpejtë këtë ligj, në mënyrë që të buxhetohet ose të deklaroheni që kjo Qeveri nuk ka vullnet me sjellë këtë ligj, të ju thoni troç sindikatave që ky ligj nuk do të hyjë në fuqi as në vitin 2022 dhe të mos I mbajmë peng këto kategri”, përfundoi ai./Aleanca.press/