Tahiri: Të rinjtë e Podujevës synim të vetëm e kanë largimin nga vendi

Tahiri: Të rinjtë e Podujevës synim të vetëm e kanë largimin nga vendi

Kandidati për kryetar të komunës së Podujevës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka qenë i ftuar në emisionin ‘Context’ të televizionit ATV, ku u diskutua mbi garën për Podujevën.

Tahiri ka thënë se rinia në Podujevë të vetmin synim e kanë largimin nga vendi.

“Të rinjtë dhe të rejat ma thonë vetëm një fjali ‘këtu s’ka kurgjo, qysh me bo një termin, qysh me ikë?’ dhe mu më duhet si kryetar njëherë me i ndal njerëzit me ecë në asfalt, para se me e bo asfaltin, me i ndal njerëzit me u integru me metodat që unë i kam në dorë”, ka thënë Tahiri.

Tutje Tahiri ka biseduar për zhvillimin ekonomikë të komunës të cilën e synon ku ka thënë se të gjitha bizneset e mëdha të Podujevës kanë shkuar drejtë Prishtinës.

“Cka ka mbet në Podujevë, në qytet gastronomi mos me i numëru, hamburgera, kafiteri, restorane, disa fabrika të vogla që kur fletë me ta menxi që e mbërrijnë muajin me muajin dhe që rrogat janë 230, 240 edhe të thotë unë me i rrit rrogat më bjen profiti dhe m’duhet me e mbyllë krejt dhe është industria e ndërtimit e cila është si dikush i ka pesë punëtor, gjashtë punëtorë e kontrakton një shtëpi e bon, nuk i ka ë regjistruar por kjo e mbanë ekonominë dhe pastaj është bujqësia”, ka thënë Tahiri./Aleanca.press/