Takimi i paraparë me datën 2 shtator në Shtëpinë e Bardhë, shtyhet për një datë tjetër?

Takimi i paraparë me datën 2 shtator në Shtëpinë e Bardhë, shtyhet për një datë tjetër?

 

Të mërkurën, më 2 shtator ishte paraparë të mbahet takimi ndërmjet liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Ëashington, por ky takim duket se sërish nuk do të mbahet.

Takimi i paraparë nuk do të zhvillohet të mërkurën dhe është shtyrë për një datë tjetër, thonë burime të Telegrafit dhe RTV Dukagjinit.

Nuk do të ketë takim me datën 2 shtator në Washington. Shtyhet për një datë tjetër”, tha ky burim.

Telegrafi ka kontaktuar Zyrën e kryeministrit për një përgjigje, por sipas tyre deri tani nuk kanë diçka zyrtare.

Deri më tani nuk e kemi këtë informacion. Zyra e kryeministrit nuk është në dijeni për këtë anulim të takimit…”, tha Xhavit Beqiri, këshilltar i kryeministrit Avdullah Hoti.