'Talibanët ndoqën dhe vranë 4 agjentë afganë të Anti-terrorit, njërit ia hoqën të gjithë thonjtë'

'Talibanët ndoqën dhe vranë 4 agjentë afganë të Anti-terrorit, njërit ia hoqën të gjithë thonjtë'

Skuadrat elitë të vdekjes të ngritura nga talebanët kanë ndjekur dhe kanë vrarë të paktën katër agjentë afganë të anti-terrorizmit që nga 22 gushti, raportoi The Sunday Times.

Burrat ishin anëtarë të dy njësive që punonin në Drejtorinë Kombëtare të Sigurisë dhe ishin trajnuar nga forcat britanike dhe amerikane, tha gazeta.

Vëllai i njërit prej të vrarëve tha për The Sunday Times se talebanët erdhën për vëllanë e tij në shtëpinë e tyre jashtë Kabulit në gusht.

"Vëllai im u qëllua tre herë në kokë dhe një herë në gjoks dhe unë u qëllova dy herë në shpatull dhe në krahun e majtë," tha burri, sipas gazetës. "Nuk e di se si mbijetova. Një tjetri prej katër burrave të vrarë ia kishin hequr të gjithë thonjtë para se të qëllohej”, tha The Sunday Times.

Një menaxher i lartë që punonte në selinë e  Drejtorisë Kombëtare të Sigurisë tha se talebanët morën laptopë dhe dokumente nga selia pasi morën Kabulin më 15 gusht.