“Tash kemi me të vra se s’të kapi plumbi në Dibër”, paraburgim për gruan që kanosi burrin me të cilin bashkëjetoi

“Tash kemi me të vra se s’të kapi plumbi në Dibër”, paraburgim për gruan që kanosi burrin me të cilin bashkëjetoi

Gjykata Themelore në Prizren, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të dyshuarës S.H, e cila ka kërcënuar burrin me të cilin po bashkëjetonte.

Sipas gjykatës, “më datë 19 korrik të vitit 2021, në orët e pasdites në Prizren, me qëllim të frikësimit ose shkaktimit të ankthit, e pandehura S.H., seriozisht e kanos personin tjetër me fjalë se do ta privojë nga jeta, këtu të dëmtuarin, në atë mënyrë që pasi e pandehura kanë bashkëjetuar për një kohë, me rastin e përkeqësimit të raporteve të tyre e pandehura e pakënaqur me këtë fillon që ta shqetësojë të dëmtuarin, ku ditën kritike përmes numrit të saj të telefonit i dërgon mesazh në telefonin e të dëmtuarit ku ndër të tjera e kanos me fjalët “… tash kemi për të vra se s’të kapi plumbi në Dibër tash vim te shpia jote se po të përcjellim, kemi qenë edhe mbrëmë te rruga yte por stë kemi parë, por diej që një ditë do të bish në dorë dhe ske me i shpëtue me plumbit si në Dibër”.

E dyshuara do të qëndrojë për 1 muaj në paraburgim, periudhë kjo që do të llogaritet nga 16 janari, kur e njëjta është arrestuar./Aleanca.press/