Të miturit bashkëjetuan, arrestohen prindërit e tyre

Të miturit bashkëjetuan, arrestohen prindërit e tyre

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të bashkëjetesës nën moshën 16 vjeçare, ndërsa në lidhje me rastin janë intervistuar prindërit (të viktimës dhe të dyshuarit) dhe janë dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur në fshatin Dubravë të Ferizajt.

Fsh. Dubravë Ferizaj.2021. Raportohet se viktima femër kosovar e mitur është pranuar  në repartin gjinekologjik në QKUK e cila ishte shtatzënë dhe e njëjta ishte duke bashkëjetuar me një mashkull të mitur kosovar”, thuhet në raport.

Në lidhje me rastin, në cilësinë e të dyshuarit janë intervistuar të dy prindërit (të viktimës dhe të dyshuarit), meshkuj kosovar.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit (prindërit) janë dërguar në mbajtje.