Thaçi kthehet sonte në Kosovë

Thaçi kthehet sonte në Kosovë

Presidenti Hashim Thaçi, pas intervistimit maratonik nga Gjykata Speciale, sonte kthehet në Kosovë.

Mirëpo, burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Thaçi do të aterojë në Shqipëri, ku pritet më pas të jap më shumë detaje nga deklaratat e tij në Hagë.

Burimet i kanë thënë  se është duke u përgatitur një tubim për t’i uruar mirëseardhje presidentit Thaçi në pikën kufitare në Morinë, në ora 19:30.

Por është bërë thirrje që qytetarët që marrin pjesë në këtë tubim të kenë flamurin e maskën me vete, duke mbajtur distancë.

 “Unë nuk kam bërë asnjë lloj krimi. Tani i mbetet drejtësisë të vendosë paanshëm” ka thënë Thaçi mbrëmë pasi ka kryer intervistimin në Hagë