Thaçi uron Amerikën për Ditën e Pavarësisë

Thaçi uron Amerikën për Ditën e Pavarësisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar SHBA-t dhe popullin amerikan me rastin e 244 vjetorit të Pavarësisë.

Thaçi përmes një postimi në Facebook ka përcjell urimet më të sinqerta për popullin dhe institucionet amerikane në emër të popullit dhe institucioneve të Kosovës.

Ky 4 korrik shënon përvjetorin e 244-të të Pavarësisë së SHBA-së, vendit më demokratik në botë. Urimet më të sinqerta për popullin dhe institucionet amerikane në emër të popullit dhe institucioneve të Kosovës. Ne ndajmë vlera, parime dhe vizion të përbashkët për një botë të lirë, të drejtë dhe demokratike”, ka shkruar Thaçi.

Ai ka thënë se Kosova dhe populli i saj janë përjetësisht falënderues për mbështetjen amerikane në kohërat më të vështira.

Populli i Kosovës është përjetësisht falënderues për mbështetjen amerikane në kohërat më të vështira dhe për mbështetjen e vazhdueshme në rindërtimin e vendit tone”, është shprehur Thaçi.

 

Postimi i plotë:

Ky 4 korrik shënon përvjetorin e 244-të të Pavarësisë së SHBA-së, vendit më demokratik në botë. Urimet më të sinqerta për popullin dhe institucionet amerikane në emër të popullit dhe institucioneve të Kosovës. Ne ndajmë vlera, parime dhe vizion të përbashkët për një botë të lirë, të drejtë dhe demokratike.

Populli i Kosovës është përjetësisht falënderues për mbështetjen amerikane në kohërat më të vështira dhe për mbështetjen e vazhdueshme në rindërtimin e vendit tonë.

Zoti e bekoftë miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës!/aleanca.press/