Thuhet se ka kopjuar këngën “Te Amo” të Rihannas, Rina Balaj vjen me një reagim: “Bad Rosita” është origjinale

Thuhet se ka kopjuar këngën “Te Amo” të Rihannas, Rina Balaj vjen me një reagim: “Bad Rosita” është origjinale

Reperja nga Istogu, Rina Balaj, pak javë më parë solli projektin e ri muzikor të quajtur “Bad Rosita”.

Kënga, e cila ka një tematikë të veçantë, u prit shumë mirë nga publiku ndonëse kishte edhe reagime të tjera duke aluduar se është e kopjuar.

Që nga publikimi i projektit, një pjesë e madhe e ndjekësve e krahasuan atë me “Te Amo” të Rihannas.

Edhe pse flitet se këngët trajtojnë një temë të ngjashme, në thelb janë krejtësisht të ndryshme dhe për këtë artistja ka bërë një reagim.

“Dhe meqë ra fjala…lajmi i fundit….kjo këngë është këngë origjinale e bërë nga unë. Po, po, po, ka storien e njëjtë me “Te Amo” të Rihannas, por vazhdon të mos jetë e njëjtë. Ndaloni së provuari të gjeni këngë që nuk ekziston, që mendoni se e vjedhë, jeni qesharak të gjithë”, ka thënë ajo.

Sidoqoftë, “Bad Rosita” për vetëm pak ditë ka grumbulluar mbi katër milionë klikime në YouTube./Aleanca.press/