Tkurret ekonomia amerikane, shtohet frika për recesion

Tkurret ekonomia amerikane, shtohet frika për recesion

Ekonomia e Shteteve të Bashkuara u tkurr me 0,2% në tremujorin e dytë të vitit, si pasojë e krizës globale financiare të shkaktuar nga lufta në Ukrainë dhe inflacioni.

Kjo shifër nënkupton se ekonomia më e madhe e botës po hyn në recesion.

Çmimet e ushqimeve, karburanteve dhe produkteve të tjera bazë po rriten me ritmin më të shpejtë që prej 1981, raporton euronews.

Teksa Banka Qendrore amerikane ka rritur koston e huamarrjes në përpjekje për të qetësuar efektin e çmimeve, ekziston frika për zhytjen në recesion.