Tonali pas humbjes ndaj Chelsea: Duhet ta përdorim këtë eksperiencë

Tonali pas humbjes ndaj Chelsea: Duhet ta përdorim këtë eksperiencë

Sandro Tonali ka dhënë disa komente pas humbjes ndaj Chelsea.

Milan është mposhtur 3:0 nga skuadra e Chelsea, në një ndeshje ku s’arritën të bënin shumë nga loja e tyre.

Pas ndeshjes, Tonali ka thënë se duhet të mësojnë nga gabimet e mbrëmshme si ekipë dhe të mos merren me gabimet individuale.

Është e vështirë të analizojmë gabimet individuale, por në përgjithësi s’ishte një paraqitje e Milanit”, ka thënë Tonali.

Ne duhet të përdorim këtë përvojë dhe të mësojmë nga kjo, si një shembull për tjerat ndeshje. Chelsea startoi me një shpejtësi më shumë krahasuar me ne dhe ishte e dukshme nga fillimi”, shtoi italiani.

Milan dhe Chelsea do të përballen edhe javën tjetër, kësaj radhe në ‘San Siro’.