Tre mbrojtësit më të mirë sipas Erling Haaland

Tre mbrojtësit më të mirë sipas Erling Haaland

Erling Haaland ka përzgjedhur tre mbrojtësit më të mirë në botë aktualisht, sipas tij.

Sulmuesi i Borussia Dortmundit mendon se Sergio Ramos, Virgil van Dijk dhe Kalidou Koulibaly, janë më të mirët.

Mbrojtësi holandez dhe ai senegalez nuk kishin arritur të ndalnin Haalandin që të shënonte gola kur ishte te Red Bull Salzburgu, derisa spanjolli gëzon një respekt të madh nga sulmuesi i talentuar.

“Dua të them se për mua, janë tre mbrojtës më të mirë në botë, Sergio Ramos, Virgil van Dijk dhe Kalidou Koulibaly”, ka thënë norvegjezi.

“Që të tre janë inteligjentë, të fortë dhe janë shumë të mirë me topin. Nuk ka ndjenjë më të mirë që të shënosh kur je përballë tyre”, ka shtuar më tej ai.

Haaland është duke shpërthyer aktualisht te skuadra gjermane, derisa këtë vit e fitoi edhe çmimin “Djaloshi i Artë”./Aleanca.press/