U ndalua për kontroll rutinor, prizrenasit i gjendet armë pa leje

U ndalua për kontroll rutinor, prizrenasit i gjendet armë pa leje

Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit ka bërë të ditur se të martën në një pikë kontrolli, përderisa policia e ndaloi një automjet me targa vendore për kontroll rutinor, gjatë kontrollit të vozitësit në një çantë krahu, policia gjeti dhe sekuestroi ne cilësinë e provave materiale një armë të tipit pistoletë të modelit “ZORAKI M906-B, me numër 0310, kalibër 9mm P.A.K dhe një karikator.

Në lidhje me këtë rast i dyshimit F.L i lindur në vitin 1983 është shoqëruar në stacioni policor Prizren VERI, ku i njëjti është intervistuar së bashku me dy dëshmitarë.

Për rastin u informua prokurori i shtetit i cili urdhëroi që rasti të hetohet në procedurë të rregullt hetimore.