Ukraina nis rekrutimin e rezervistëve të moshave 18-60 vjeç

Ukraina nis rekrutimin e rezervistëve të moshave 18-60 vjeç

Presidenti i Ukrainës ka thirrur rezervistët nga mosha 18-të deri në 60-të përderisa sanksionet kundër Rusisë po rriten.

Volodymyr Zelenskiy paralajmëron se Ukraina përballet me një kërcënim ekzistencial, shkruan The Guardian.

Koha maksimale e shërbimit është një vit. Zelenskiy e përjashtoi mundësinë e mobilizimit të përgjithshëm në fjalimin që e mbajti në mbrëmje para popullit.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, duke folur pranë homologut të tij ukrainas, Dmytro Kuleba, në Washington, paralajmëroi se kriza e tanishme është “kërcënimi më i madh për Evropën që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Australia, Kanadaja dhe Japonia iu bashkuan Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian për t’i vënë sanksione Rusisë, pasi Gjermania mori vendim për ndërprerjen e procesit të miratimit të gazsjellësit “Nord Stream 2”.

Të martën, presidenti rus, Vladimir Putin, tha se Rusia do t’i përkrahë pretendimet territoriale të republikave të vetëshpallura në Luhansk dhe Donetsk, duke i rritur në masë dramatike gjasat për një luftë më të madhe në të ardhmen e afërt./Aleanca.press/