Ura që po shembet çdo ditë në Bjeshkët e Rugovës, pushtetit në Pejë nuk i bëhet vonë

Ura që po shembet çdo ditë në Bjeshkët e Rugovës, pushtetit në Pejë nuk i bëhet vonë

Ura e cila ndodhet në Bjeshkët e Rugovës që dërgon në fshatin Malaj, çdo ditë është duke u dëmtuar dhe paraqet rrezikshmëri të lartë për qytetarët e kësaj ane dhe kalimtarët.

Sipas një postimi në Facebook, AAK dega në Pejë bënë të ditur se kjo urë është lënë anash dhe pa përkujdesje institucionale.

Ura e dëmtuar që paraqitet në këto fotografi, e cila ndodhet në bjeshkët e Rugovës, çdo ditë e më tepër është duke u rënuar, nga mungesa e mirëmbajtjes, duke u lënë anash kujdesit institucional”, thuhet në këtë reagim.

Ura në fjalë dërgon në vendlindjen e të parëve të presidentit Ibrahim Rugova, aty ku ndodhet kompleksi dhe shtatorja e tij.

Kujtojmë se kjo është e vetmja urë e cila lidhë rrugën kryesore me fshatrat Rekë e Allagës, Hajle etj..

 

Ura e dëmtuar që paraqitet në këto fotografi, e cila ndodhet në bjeshkët e Rugovës, çdo ditë e më tepër është duke u...

Posted by Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës - Pejë on E hënë, 27 korrik 2020