Ushtarë, u kthefshi me lavdi!

Ushtarë, u kthefshi me lavdi!

Shkruan: Halil Matoshi

1.
Kur Ramush Haradinaj tue sakrifiku postin e tij të Kryeministrit, s’linte gur pa lëvizë për me ba ushtrinë, liderë atëherë të fuqishëm, që në mjes shkruenin postime se si Ramushi na prishi me Amerikën e masdite veshnin uniformën e FSK-së, përfshi nji politikan, atëbotē nga opozita, që angazhohej për këmbim territoresh, që thojke se ushtria pa miqtë tanë âsht aventurë dhe që, shkruente statusa në Facebook simas rekomandimeve të te parit!?

2.
Sot kur ushtria e Kosovës dërgon oficerët e saj në mision paqësor, në rresht me ushtritë e NATO-s, ata politikanë dyshyes e frikacakë, duhet me i bâ apologji Haradinajt!
Dhe secili politikan pavarësisht rangut që sot i çon krahtë përpjetë, pa e përmend Ramushin, dëshmon vogëlsinë e vet, sepse Ramushi âsht thjesht promotori i ushtrisë sonë.
Njerëzit që u angazhuen me e nda Kosovën, sot duhej me heshtë.
Ata duhet mbajtun larg vendimmarrjës!?
P.S.
Kosova duhet me instalu certifikatë lojaliteti e besnikrie ndaj shtetit për të gjithë zyrtarët e saj!