Ushtrimet japoneze që ju bëjnë të dukeni më të reja

Ushtrimet japoneze që ju bëjnë të dukeni më të reja

Me moshën, lëkura e fytyrës bëhet e varur dhe nuk është vetëm për shkak se muskujt e fytyrës dobësohen dhe prodhimi i kolagjenit dhe elastinës zvogëlohet.

Ka një arsye tjetër që shkakton plakjen – zhvendosjen e kockave të fytyrës, transmeton lajmi.net.

Sido që të jetë, një burrë japonez i quajtur Chiyo Hayashi bëri një punë të madhe në përpjekjen për të zgjidhur këtë problem.

Ai zhvilloi një teknikë të veçantë për masazhimin e fytyrës që ndihmon në rivendosjen e pozicionit fillestar të eshtrave të kafkës dhe përmirësimin e mikro-qarkullimit në indet e fytyrës.

Bright Side tregon se si ta kryeni lloj masazhi në mënyrë korrekte, andaj ndiqini teknikat më poshtë:

1. Ngritja në pozicionim i faqeve

Vendosini bërrylat në tavolinë. Bëjeni dorën grusht. Mbështetini dy grushtat në faqe, me gishtat duke u përballur me fytyrën tënde. Qëndroni në këtë pozicion për 5 sekonda.

2. Ri-pozicionimi i ballit

Mbështeteni kokën pak mbrapa. Bëjini duart grusht. Me grushte, bëni presion përreth zonës kufizuese të ballit dhe flokëve. Presioni të bëhet nga balli deri tek lobet e veshit. Pas kësaj, lëvizini ngadalë gishtat poshtë qafës tuaj, deri të arrini zonën e kollarës.

3. Rregullimi i lëkurës së syve7 Exercises of the Japanese Korugi Massage That Can Help You Look 7 Years Younger

Bëjeni dorën grusht. Ngritini vetullat. Lëvizni duart në këtë formë përmes gishtave përgjatë tërë vetullave, duke ushtruar presion me gishtin tregues dhe të mesëm.

4. Rigjenerimi i pjesës së poshtme të fytyrës.7 Exercises of the Japanese Korugi Massage That Can Help You Look 7 Years Younger

Bëjeni dorën grusht dhe mbajeni gishtin tregues dhe atë të mesëm kërrysur. Kësisoj, lëvizjet në këtë pjesë të fytyrës duhet të përformohen nga këta dy gishta. Sigurohuni që të bëni 7-8 lëvizje të këtilla në total.

5. Përfundimi i masazhit7 Exercises of the Japanese Korugi Massage That Can Help You Look 7 Years Younger

Hapini pëllëmbët e duarve. Vendosini gishtat në ballë dhe rrëshqitini ata me butësi në pjesët periferike të fytyrës. Gishtat duhet të lëvizin deri në vijën kufizuese të qafës.

Kryejeni këtë masazh një herë në javë për të arritur rezultatet e dëshiruara./Aleanca.press/