Valon Behrami i jep fund aventurës me Genoan

Valon Behrami i jep fund aventurës me Genoan

Futbollisti shqiptar, Valon Behrami i ka dhënë fund kontratës së tij me klubin e Genoas.

“Blick” duke konfirmuar lajmin për largimin e Behramit, ka raportuar se një gjë e tillë ishte e pritshme pasi që mesfushori shqiptar ka dështuar të gjejë vend në skuadrën e Genoas.

Po ashtu, edhe trajneri i ri Alexander Blessin, e ka bërë të qartë se nuk llogaritë në Behramin.

Mediat italiane raportojnë për disa klube të Seria A të interesuara, duke mos përjashtuar as klube nga Serie B.

Deri më tani nuk dihet asgjë sigurt mirëpo është raportuar se klubi i radhës për Behramin mund të jetë Brescia./Aleanca.press/