Valon Berisha futbollisti me notën më të lartë te Reims për ndeshjen e sotme

Valon Berisha futbollisti me notën më të lartë te Reims për ndeshjen e sotme

Skuadra e Stade de Reims është përballur me Nimes Olympique, ndeshje kjo të cilën e fituan mysafirët me rezultat 0-1.

Por, edhe përkundër humbjes futbollisti kosovar, Valon Berisha u vlerësua mjaft shumë për paraqitjen e tij në këtë ndeshje.

Madje, Berisha për paraqitjen e tij në këtë ndeshje u vlerësua më notën 8.2, duke u bërë kështu futbollisti me notën më të lartë në skuadrën e tij për këtë ndeshje.

Në minutën e 77-të, në lojë u inkuadrua edhe Arbër Zeneli, e i cili u vlerësua me notën 7.2./Aleanca.press/