Vazhdon edhe sot seanca ndaj Gucatit e Haradinajt

Vazhdon edhe sot seanca ndaj Gucatit e Haradinajt

Sot pritet të vazhdojë seanca gjyqësore ndaj ish krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Gjatë ditës së djeshme, Haradinaj është përgjigjur në pyetjet e prokurorit rreth paketës 3 që kishte arritur në OVL-UÇK më 22 shtator 2020. Pyetjet e ZPS-së kanë përfunduar dje, ndërsa avokati mbrojtës do të vazhdojë sot me pyetjet plotësuese.

Ish-nënkryetari i OVL-së së UÇK-së Nasim Haradinaj, dje tha se asnjëherë nuk ka publikuar dokumente me përmbajtje të ndjeshme, siç pretendohet nga gjykata.

Ndërsa, Gucati është detyruar që të largohet nga salla për arsye shëndetësore./Aleanca.press/