Veriu i Mitrovicës 'shtet në vete', s’e format Qeverinë e Kosovës – policë e qytetarë pa maska, nuk i gjobit askush

Veriu i Mitrovicës 'shtet në vete', s’e format Qeverinë e Kosovës – policë e qytetarë pa maska, nuk i gjobit askush

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për kufizimin dhe shtrëngimin e masave me qëllim të mospërhapjes së virusit, nuk po zbatohet në Veri të Mitrovicës.

Një mitrovicas ka dërguar video në Jepi zë, ku shihet se dita e tregut po vazhdon si zakonisht.

Aty shihen grumbull i madh i qytetarëve që kanë dalur për të kryer blerjet e tyre. Ky grumbull i qytetarëve bëheg edhe më i rrezikshëm pasi, shumë nga këta persona janë banorë të jugut.

Në videon e dërguar në redaksinë tonë shihen qytetarë që nuk bartin fare maska, ndërsa përveç tyre ka edhe zyrtar policor që nuk përfillin vendimet e shtetit.

Ndryshe, Qeveria pas shtrëngimit të masave antiCovid po shqipton shumë gjoba për qytetarët tjerë të Kosovës që nuk i zbatojnë ato, por në veri jo.

 /Aleanca.press/