Veseli: E gëzofshin Xhaminë qendrore myslimanët e Kosovës

Veseli: E gëzofshin Xhaminë qendrore myslimanët e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka thënë se kombi ynë është i veçantë sepse në gjirin e saj ka diversitetin fetar e kulturor të tri besimeve monoteiste.

Veseli përmes një postimi në Facebook ka reaguar lidhur me debatin dhe protestën e sotme pro dhe kundër ndërtimit të Xhamisë qëndrore në Prishtinë.

Islami, Katolicizmi dhe Ortodoksizmi, përbëjnë shpirtin e kombit tonë. Me krenari mund të themi se toleranca dhe bashkëjetesa e këtyre besimeve është e natyrshme tek shqiptarët”, ka shkruar Veseli.

 

Ai ka thënë se Prishtina e ka Katedralen e saj të bukur e shumë shpejtë edhe Xhaminë qëndrore.

 

Kryeqyteti i Republikës së Kosovës e shpërfaq këtë bashkëjetesë. Prishtina ka Katedralen e saj të bukur e shumë shpejtë edhe Xhaminë qendrore, ku besimtarët myslimanë do t'i ndjekin ritet e tyre”, ka shtuar Veseli.

 

Në demokraci, protesta është instrument i garantuar për të shprehur mendimin në mënyrë paqësore dhe si e tillë duhet të mbetet, pa cenuar apo nxitur urrejtje.

 

Unë personalisht kam qenë përkrahës i madh që çdo komunitet fetar ta ketë qendrën e tyre të besimit në kryeqytet. Është praktikë e vendeve demokratike dhe mbi të gjitha, vlerë e popullit tonë”, ka thënë ai.

 

Ta gezojnë Xhaminë qendrore myslimanët e Kosovës e të luten për shetin dhe të mirën e popullit tonë.

 

Kombi ynë shqiptar, është i veçantë, se në gjirin e saj ka diversitetin fetar e kulturor të tri besimeve monoteiste....

Posted by Kadri Veseli on E mërkurë, 22 korrik 2020