Vetaksidentohet me traktor, vdes mitrovicasi

Vetaksidentohet me traktor, vdes mitrovicasi

Gjatë ditës së djeshme në Vërrnicë të Mitrovicës ka ndodhur një aksident me fatalitet.

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti me traktor.

I ndjeri mësohet se ka qenë duke e vozitur traktorin, ku pastaj dyshohet se e ka humbur kontrollen, për të devijuar rrugën dhe rrokullisur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat edhe e kanë konstuar vdekjen e tij.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.