Vetëvendosje dhe PDK-ja refuzojnë sërish Hotin për takim

Vetëvendosje dhe PDK-ja refuzojnë sërish Hotin për takim

Sot, në orën 12:00 pritet të mbahet takimi i kryeministrit, Avdullah Hoti me disa prej liderëve politikë në Kosovë.

Mësohet se dy liderët opozitarë, Albin Kurti i LVV-së dhe Kadri Veseli i PDK-së edhe këtë herë nuk i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit Hoti.

Ky i fundit e ka thirrur “forumin e liderëve”, siç ka thënë për t’i informuar rreth rifillimit të dialogut me Serbinë dhe hapave të mëtejmë.

Ndërsa, aleanca.press bënë të ditur se nga AAK-ja pritet të marrin pjesë Selim Selimi dhe Haxhi Shala.