Vidhet vula e shkollës në Lubizhdë të Prizrenit

Vidhet vula e shkollës në Lubizhdë të Prizrenit

Jo rrallëherë shkollat fillore e të mesme në Kosovë janë cak i keqbërësve e hajnave. Një rast i tillë ka ndodhur në objektin e shkollës ‘Pjetër Burdi’, në Lubizhdë të Prizrenit, ku dyshohet se u krye vjedhje, para disa ditësh.

Rasti është denoncuar nga drejtoria, që njoftoji Policinë se persona të panjohur kanë depërtuar brenda shkollës me forcë, ku nga një zyrë kanë vjedhur vulën e shkollës. 

Pas raportimit të rastit, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, prej ku janë siguruar pamjet e sigurisë që do të ndihmojnë në identifikimin e të dyshuarit apo të dyshuarve. 

Ndërkohë  me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për “vjedhje të rëndë”.