Vodhi një Iphone, arrestohet 22 vjeçari në Vushtrri

Vodhi një Iphone, arrestohet 22 vjeçari në Vushtrri

Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar për veprën penale  ‘vjedhje’.

Si rezultat i hetimeve dhe provave të siguruara, hetuesit policorë  kanë  arrestuar  të dyshuarin B. V., 22 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, “pasi  që i njëjti  dyshohet  se me datën 05 maj 2022 në  Vushtrri, ka kryer veprën  penale ‘vjedhje’ të një telefoni IPHONE. Si provë materiale te i dyshuari është gjetur telefoni i vjedhur dhe i njëjti i është kthyer viktimës”, tha policia.

Lidhur me rastin dhe  veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i rastit, i cili ka urdhëruar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt./Aleanca.press/