Votohet Komisioni hetimor për procesin e privatizimit në Kosovë

Votohet Komisioni hetimor për procesin e privatizimit në Kosovë

Procesi i privatizimit në Kosovë do të hetohet nga një komision funksional i themeluar sot në Kuvendin e Kosovës.

Me 77 vota për në Kuvendin e Kosovës, është votuar Komision hetimor për procesin e privatizimit në Kosovë.

Bedri Hamza, si propozues i formimit të këtij komisioni në seancë ka thënë se formimi i këtij komision është një nismë e rëndësishme ligjore.

“Kjo është një nismë e mirë ligjore për Procesin e Privatizimeve në Kosovë për të cilën është diskutuar shumë, në shumë forma për atë se çfarë është ky proces si është zhvilluar, si po zhvillohet, a është rregulluar statusi i puëntorëve të ndërmarrjeve, a ka pasur ndikime politike dhe shumë pyetje që janë të mirëseardhura të diskutohen dhe të hetohen”, tha Hamza.

Komisioni do t’i ketë 11 anëtarë.