Vrasja në Llaushë, komuna e Skenderajt u siguron shtëpi dhe asistencë sociale fëmijëve të 48-vjeçares

Vrasja në Llaushë, komuna e Skenderajt u siguron shtëpi dhe asistencë sociale fëmijëve të 48-vjeçares

Komuna e Skenderajt u ka dalë në ndihmë tre fëmijëve nga Llausha e Skenderajt, të cilëve babai dyshohet se ua vrau nënën e tyre para disa ditëve.

Kryetari i kësaj komune Fadil Nura, u ka siguruar aty strehim dhe asistencë sociale dhe ka premtuar se do të jenë prioritet i tij në të ardhmen.

“Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, u ka ofruar mbështetjen e duhur fëmijëve të Familjes Qerimi nga Llausha, Enisit, Anitës dhe Adonisit, të cilët po përjetojnë momente të vështira, pas ngjarjes tragjike që ndodhi ditë më parë.”

“Me këtë rast, fëmijëve u është siguruar strehimi për të banuar dhe vazhduar jetën. Veç kësaj, Komuna u ka ofruar edhe asistencë sociale dhe mbështetje për nevoja të tjera të jetës. Kjo familje do ta jetë prioritet edhe në të ardhmen për të ndihmuar fëmijët të jetojnë një jetë të dinjitetshme”, thuhet në njoftimin e kësaj komune./Aleanca.press/