Xhensila Pere zbulon talentin e saj të fshehtë në Soirèe

Xhensila Pere zbulon talentin e saj të fshehtë në Soirèe

Xhensila Pere është një ndër emrat më të njohur të ekranit, e cila ka tërhequr gjithmonë vëmendje me çiltërsinë dhe moskokëçajen e saj. Gjithmonë e drejtpërdrejtë, Xhensila ka arritur që ta bëjë për vete publikun.

Ajo ka qenë e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Soirée” me Jonida Shehun në ABC për të folur për qytetin e saj të lindjes Pogradecin. Xhensila ka nënvizuar se edhe pse tani jeton në Tiranë, nuk harron të shkojë në Pogradec pasi aty gjen qetësinë e saj.

Gjatë bisedës, Xhensila Pere ka treguar një detaj shumë të rëndësishëm nga jeta e saj. E kemi parë gjatë gjithë kohës si një shoë-girl, miss dhe së fundmi moderatore, por do ua merrte mendja se ajo do të ishte një valltare?

“Jam shkëputur nga Pogradeci në moshën 18-vjeçare, pasi mbarova arsimin e mesëm. Doja të shtoja që unë kam qenë pjesë e Ansamblit të Qendrës Kulturore të Pogradecit, që në moshën 8-vjeçare derisa jam shkëputur nga Pogradeci. Kam kërcyer valle”, është shprehur Xhensila Pere.

Mesa duket ajo ka hequr dorë nga ky pasion i saj, por nuk i dihet asnjëherë. Ndoshta një ditë mund ta mendojë sërish të merret profesionalisht me valle./Aleanca.press/