Xhelal Krasniqi, kandidat për Obiliqin, shembull që duhet ndjekur

Xhelal Krasniqi, kandidat për Obiliqin, shembull që duhet ndjekur

Xhelal Krasniqi, kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për kryetar të Obiliqit, ka shpërndarë një video me të cilën i është drejtuar qytetarëve. 

Krasniqi ka theksuar se në dobi të mbrojtjes së jetës së qytetarëve, ka hequr dorë nga aktivitetet politike në masë. 

“Zgjedhjet e rregullta lokale po zhvillohen në një periudhë mjaftë të rëndë dhe gjendje aspak të zakonshme. Virusi covid-19 vazhdon të jetë kërcënim për të gjithë dhe unë si kandidat për kryetarë të komunës nuk dua të rrezikoj jetët tuaja” – ka thënë Krasniqi.

Ai ka theksuar se tubimet masive mund të kthehen në burim infeksioni dhe se ai fushatën e tij do ta bëjë përmes rrjeteve sociale dhe në takime individuale.  

“T’i shmangim tubimet që mund të kthehen në burim infeksioni, të ruajmë ambientin, pronat publike dhe private.Të angazhohemi bashkë për zhvillim, punësim, edukim e shërbime cilësore shëndetësore. Së bashku me qytetari dhe për qytetarin” – ka përfunduar Krasniqi. /Aleanca.press/