Zbulohet barnatorja që shet barna pa banderola në Prishtinë, shoqërohet në Polici pronari

Zbulohet barnatorja që shet barna pa banderola në Prishtinë, shoqërohet në Polici pronari

Hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit kanë trajtuar një informatë të pranuar se në një barnatore në Prishtinë shiten barna pa banderola të Republikës së Kosovës.

Policia njofton se në bashkëpunim me Inspektoratin Farmaceutik kanë kryer kontroll në këtë barnatore.

“Pronari i barnatores është shoqëruar në polici dhe i njëjti është intervistuar. Rasti i iniciuar është trajtuar në koordinim me prokuroren kujdestare dhe me aktvendim nga ana e saj rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.