Zëdhënsi i AAK e quan pinoki të Qeverisë Besnik Bislimin

Zëvendëskryeministri i parë ka thënë se ish kryeministri Ramush Haradinaj, takimet e tij me ambasadorin amerikan i ka mabajtur ne Dragodan, e jo ne zyre të Qeverisë.
Për këtë ka reaguar zëdhënësi i AAK-së Lulezim Blaka, ku ka thënë se ish kryeministri Haradinaj ka pas thuajse takime të përjavshme me ambasadorin amerikan, shumica e te cilave takime janë mbajtur në zyre të qeverisë, duke mos përjashtiar ndonjë takim edhe në zyret e Ambasadës Amerikane në Dragodan.
Madje Blaka e ka quajtur Bslimin pinokio të Qeverisë dhe si njeri të keqinformuar rreth atyre takimeve.
“Pinokio i Qeverisë
Me mashtru e me rrejt një njeri që është i painformuar edhe i falet. Por me mashtru publikisht, ditë e për diell një person që mban postin e zëvendëskryeministrit, siç është Besnik Bislimi, është mjerim e paftyrësi.
Kur e sqaron takimin me ambasadorin e nderuar amerikan, ky zotnia (Besnik Bislimi) tha se "…takimi ka ndodh në zyren e presidentes Osmani, nuk ka ndodh në Dragodan, siç ka ndodh në qeveritë e kalume”!
Jo bre "Pinokio i Qeverisë" nuk është ashtu. Takimet e kryeministrit Ramush Haradinaj me ambasadorin amerikan kanë qenë të rregullta, javore, e shumica dërmuese e tyre janë mbajtur në Qeveri.
Falja është për ata që gabojnë e jo për ata që shkretojnë, o shkretan”, ka shkruar Blaka në Facebook.