Zemaj kritikon Vitinë: Asnjë dokument nuk më është dorëzuar, as dosja e sigurimeve shëndetësore

Zemaj kritikon Vitinë: Asnjë dokument nuk më është dorëzuar, as dosja e sigurimeve shëndetësore

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot gjatë raportimit para Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me menaxhimin e pandemisë, ka thënë se gjatë pranim-dorëzimit të detyrës, nuk i është dorëzuar asnjë dokument.

Zemaj para këtij komisioni ka thënë se nuk ka arritur ta gjejë as dosjen e Sigurimeve Shëndetësore.

 “Asnjë dokument legal, asnjë dokument nuk më është dorëzaur mua si ministër i shëndetësisë në pranim-dorëzimin e detyrës. As plan menaxherial, as komunikime që po i adresoni IKSHP’së, as për shtimin e kapaciteteve. Gjithçka që e shihni prej datës 5 është punë e ministrit. Nuk po e gjej as dosjen e sigurimeve shëndetësore”, ka thënë Zemaj