Zemaj: Sistemi ynë shëndetësor po mbingarkohet, respektoni masat

Zemaj: Sistemi ynë shëndetësor po mbingarkohet, respektoni masat

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se armiku i padukshëm po vazhdon ta kërcënon shëndetin tonë, dhe se kjo pandemi ka prekur edhe institucionet e shtetit.

Ministri Zemaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se rritja e numrit të personave të prekur me virus, i hedhë poshtë konspiracionet që pretendojnë se COVID-19 nuk ekziston.

Ai ka apeluar për respektimin e masave kundër përhapjes së virusit dhe paralajmëron gjoba dhe ndëshkime për shkelësit e rregullave.

Këto reagime vijnë si pasojë e rritjes së numrit të personave të infektuar dhe mbingarkimit të sistemit shëndetësor.

 

 

 

Postimi i plotë i ministrit Zemaj:

Të dashur qytetarë,

Armiku i padukshëm vazhdon ta kërcënon shëndetin tonë.

Disa qytetarë të Kosovës dhe mijëra persona në mbarë globin fatkeqësisht kanë humbur jetën.

Nga kjo pandemi së fundi janë prekur edhe institucionet kryesore të shtetit.

Kjo e hedh poshtë idenë e atyre që mendja iu punon për konspiracione dhe që pretendojnë se virusi nuk ekziston, ose e relativizojnë rrezikun e tij.

Kjo luftë po zhvillohet kryesisht në frontin e shëndetësisë.

I tërë personeli mjekësor në klinikat e QKUK dhe në spitalet rajonale është i mobilizuar maksimalisht.

Klinika Infektive në Prishtinë duhet përforcuar me kapacitete të reja.

Është detyrë e elitave intelektualëve, punëtorëve, burrave, grave, rinisë dhe gjyshërve, që të reflektojnë.

Kujdesuni për familjen dhe të dashurit!

Reduktoni kontaktet, që të evitohet përhapja e virusit!

Të mos paguajmë kosto të lartë. Sistemi ynë shëndetësor të mos mbingarkohet.

Respektoni udhëzimet e “Manualit për mbrojtje nga përhapja e virusit COVID-19”.

Për mosrespektuesit e udhëzimeve dhe shkelësit e rregullave do të ketë gjoba dhe ndëshkime sipas ligjit./aleanca.press/