Zhduket gjatë udhëtimit me të fejuarin, gjendet i pajetë trupi i blogeres

Zhduket gjatë udhëtimit me të fejuarin, gjendet i pajetë trupi i blogeres

Blogerja e njour Gabby Petito u gjend e vdekur në një park të Wyoming ditën e dielë.

Sipas mjekut ligjor atë  ekanë vrarë, por nuk ka dhënë detaje të tjera rreth ngjarjes makabër, shkruan “BBC’.

Petito, 22 vjeç, ishte nisur në një udhëtim së bashku me të fejuarin e saj, Brian Laundrie, 23 vjeç, për në Parkun Kombëtar Grand Teton.

Policia aktualisht është duke e kërkuar Laundrie, vendndodhja e të cilit nuk dihet. Ai konsiderohet një “person me interes” në këtë çështje, por nuk është akuzuar për ndonjë krim.

Ata kishin udhëtuar disa javë para se Laundrie të kthehej vetëm në shtëpi në Florida me furgonin e tyre.

Ai nuk kontaktoi policinë ose familjen e Petito kur u kthye.

Familja e Petito raportoi se ajo ishte zhdukur 10 ditë më vonë. Disa javë më parë, policia në qytetin Utah të Moabit u thirr për një incident të mundshëm të dhunës në familje.

Pamjet e kamerave të trupit treguan Petito duke qarë dhe duke u ankuar për shëndetin e saj mendor.

Një raport policor më vonë tha se Laundrie pretendonte se Petito e kishte goditur atë gjatë një zënke.

Asnjë akuzë nuk u ngrit dhe oficerët rekomanduan që çifti ta kalonin natën të ndarë.

Ajo që ndodhi më pas është e paqartë. Familja e Laundrie raportoi se ai ishte zhdukur gjatë fundjavës.

Ata thonë se ai u nis për një udhëtim më 14 shtator dhe nuk u kthye më. Ai kishte refuzuar të fliste me hetuesit para se të zhdukej.