Zhduket një person në Mitrovicë

Zhduket një person në Mitrovicë

Një person është zhdukur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë me një shtator.

Në raportin e policisë thuhet se një burrë ka shkuar në polici dhe ka thënë se djali i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij.

Rasti është duke u hetuar nga policia. /Aleanca.press/