Zhduket një vajzë në Prizren, nuk u kthye nga shkolla

Zhduket një vajzë në Prizren, nuk u kthye nga shkolla

Një person nga Prizreni ka raportuar në polici se vajza e tij është zhdukur.

Babai i së zhdukurës, zyrtarëve policorë iu ka thënë se vajza e tij ka dalë për të shkuar në shkollë, mirëpo pas orarit të mësimit nuk është kthyer më dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

Në lidhje me rastin është konsultuar edhe prokurori i shtetit, ku sipas policisë, rasti po vazhdon të hetohet./Aleanca.press/