Zjarr në ujëvarë, ‘porta e ferrit’,… – sekretet e disa prej vendeve misterioze të planetit tonë

Zjarr në ujëvarë, ‘porta e ferrit’,… – sekretet e disa prej vendeve misterioze të planetit tonë

Bota është plot me pamje, tinguj dhe mistere të mahnitshme.

Derisa shumë vende janë shembuj spektakolarë të asaj që ka krijuar natyra, të tjerat janë të çuditshme.

ërgjatë shekujve, njerëzit kanë pyetur veten se çfarë i ka shkaktuar ato, duke aluduar tregime për UFO-t, xhinët dhe hyrjet në ferr.

Në disa raste, misteret prapa këtyre mrekullive të çuditshme mbeten të pazgjidhura.

Në listën e mëposhtme gjenden një pjesë e vogël e vendeve më të çuditshme të planetit Tokë dhe shqyrtohet gjithçka që shkencëtarët kanë arritur të zbulojnë për to.

Pusi i Ferrit, Jemen

I quajtur zyrtarisht Pusi i Barhout, kjo gropë në Jemen, e cila ka një thellësi prej 100 metra, është thënë prej kohësh se është shtëpia e djajve dhe xhinëve, apo edhe porta e ferrit.

Studiuesit më në fund arritën në fund të vrimës, duke luftuar errësirën, nivelet e ulëta të oksigjenit dhe tymrat e dëmshme.

Ata nuk gjetën xhinë por vetëm disa gjarpërinj dhe kafshë të ngordhura.

Pylli i shtrembëruar Poloni