Zyrtare: Wijnaldum, lojtar i PSG-së

Zyrtare: Wijnaldum, lojtar i PSG-së

Paris Saint-Germaini ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshje afatgjate me mesfushorin holandez, Georginio Wijnaldum.

Wijnaldum do t’i bashkohet PSG-së falas, sapo t’i mbarojë marrëveshja me Liverpoolin në fund të këtij muaji.

Gjiganti parisien mposhti Barcelonën në garë për holandezin, megjithëse për muaj të tërë u përfol se ai kishte arritur marrëveshje me klubin katalonas.

Mesfushori 30-vjeçar ka nënshkruar kontratë trivjeçare me PSG-në, e cila do ta mbajë në Parc des Princes deri në verën e vitit 2024.

Ai ishte shumë afër t’i bashkohej Barcelonës, por PSG-ja ndërhye duke i ofruar pagë gati trefish më të lartë seç i ofroi gjiganti katalonas dhe e bindi të ndryshojë mendje.

Në Paris, Wijnaldum do të paguhet rreth 10 milionë euro në vit.

Wijnaldum i kaloi pesë vjet në Liverpool dhe vendos të mos e vazhdojë marrëveshjen me klubin e Premierligës, duke u larguar si kampion i Evropës dhe i Anglisë nga Anfield. /Aleanca.press/